Ashtu siç kishin paralajmëruar, disa prej vendeve europiane kanë hapur kufijtë mes tyre, lëvizje e cila do të jetë e kufizuar dhe e vlefshme për grupe të caktuara. Gjermania, Franca, Zvicra dhe Austria do të lejojnë qytetarët e tyre të udhëtojnë në vendet fqinje për arsye pune dhe vizita familjare duke nisur nga mesnata e të shtunës.
Udhëtarët duhet të shkruajnë një deklaratë për motivin e lëvizjes dhe ta tregojnë atë në pikat e kalimit kufitar. Kjo vlen edhe për pronarët e tokave, kopshteve apo sipërfaqeve pyjore. Lëvizja lejohet gjithashtu edhe për studime apo shkollimin profesional. Kontrollet kufitare do të jenë sporadike.
Edhe pse jemi në prag të sezonit turistike, lëvizja për këtë arsye ende nuk është e mundur. Po ashtu, nuk lejohet udhëtimi për blerje. Autoritet gjermane deklaruan se hapja totale e kufijve me Francën, Austrinë, Zvicrën dhe Francën do të nisë me 15 Qershor 2020, duke pasur parasysh gjithmonë ecurinë e pandemisë.
Gjermania ka hequr të gjitha barrierat kufitare me Luksemburgun. Edhe Italia ka parashikuar hapjen e kufijve me 3 Qershor, sipas një vendimi të qeverisë Conte. Qytetarët nga BE dhe hapësira Shengen mund të udhëtojnë, edhe pa qëndruar dy javë në karantinë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/